Beethovenfest 2023 fillon në Bon me moton “Muzika për jetën”!
Sikur Bethoveni të kishte jetuar sot, me siguri që do të ishte një tip progresiv dhe për këtë është i sigurt Stiven Uollter, drejtor artistik i Bethovenfest.
Gjithsesi Beethoven ka qenë një njeri, që shikonte gjithmonë përpara, edhe pse i lidhur shumë me traditën. Ai nuk do të kishte mbetur kurrë vetëm te ‘mbrojtja e monumenteve të traditës’, vetëm duke u riprodhuar.
Këto impulse tipike të Beethoven-it do të donte t`i vazhdonte Steven Walter, i cili po organizon për herë të dytë me ekipin e tij të ri festivalin në Bon.
Mund të jesh pa problem, ashtu si Beethoveni, pak i rrëmbyer dhe kurajoz.
Motoja e festivalit të sivjetshëm është “Muzika për jetën”. “Tre festivalet e para nën drejtimin tim trajtojnë tri çështje të mëdha sociale”, thotë regjisori Walter në një intervistë me DW. Në vitin 2022 motoja ‘Të gjithë njerëzit’ kishte të bënte me larminë dhe diversitetin. Vitin e ardhshëm, 2024, do t’i përkushtohemi temës së ‘demokracisë’. Dhe këtë vit nën moton ‘Jeta’ bëhet fjalë për qëndrueshmërinë dhe marrëdhënien e njeriut me natyrën, si ka qenë dhe si është.”