“Jeta jote ka pasur…”/ Ronela Hajati i bën urimin e veçantë vetes së saj!
Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.
Ronela feston sot ditëlindjen e në ditën e saj të veçantë, ajo ka vendosur që t’i bëjë vetes një urim special me një foto të saj, e cila mori vëmendjen e ndjekësve.
“Ronela ! Jeta jote ka pasur veshtiresira te cmendura,por a ka me te cmendur se ti? Gëzuar ditelindjen”.
E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Megjithatë, duke lënë pas anën e saj karizmatike, një nga Instastory-t më të fundit të bukuroshes ajo na ka lënë të dyshojmë paksa me atë që ka shkruar ku duket se na pranoi se është beqare.