Ndodh pas 15 vitesh, ikona e televizioneve italiane Barbara D’Urso largohet nga “Mediaset”!

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndodh pas 15 vitesh, ikona e televizioneve italiane Barbara D’Urso largohet nga “Mediaset”!

Një ndër ikonat e televizioneve italiane, Barbara d’Urso, ka njoftuar largimin nga televizioni “Mediaset”. Në prag të nisjes së emisionit të saj ‘Pomeriggio5’, i cili transmetohet prej 15 vjetësh, Barbara është zëvendësuar me prezantuesen Myrta Merlino. Barbara ka njoftuar se:

Për pak ditë do të nisë edicioni i 16-të i Pomeriggio5, i pari pa mua. Unë e kam krijuar dhe kuruar atë program me dashuri për 15 vjet dhe është krenari për mua që një program lindur, rritur dhe identifikuar me mua, vazhdojnë të mbajnë të njëjtin emër. Ishte 1 shtator 2008 kur Claudio Brachino dhe unë fillimisht krijuam Mattino5 dhe më pas Pomeriggo5, si dhe Domenica5. Ishte një aventurë e jashtëzakonshme, e cila më lejoi të vazhdoj beteja sociale, të intervistoja të gjithë liderët politikë deri në fushatën e fundit elektorale, t’ju informoja dhe t’ju bëja shoqëri gjatë muajve të errët të pandemisë. Me përkushtim dhe vetëmohim kam qenë në shërbimin e plotë të kompanisë për 15 vjet. Çfarëdo që të ndodhte në jetën time, unë isha aty, besnike mbi të gjitha ndaj angazhimit, për mua të pacënueshëm, që kisha me ju. Të gjitha këto i bëmë me një buxhet shumë të vogël, i cili ka qenë forca ime në kompani që nga fillimi i kësaj aventure të jashtëzakonshme, duke synuar performancën maksimale me kosto minimale. Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por Pomeriggio5 ishte shtëpia ime dhe i bëja sakrificat me buzëqeshje, edhe kur u detyruam të dilnim në transmetim pa audiencë dhe pastaj vazhdoi kështu për dy vjet e gjysmë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE