Reformat anti-korrupsion, SHBA: Duam institucione të pavarura në Ukrainë!

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reformat anti-korrupsion, SHBA: Duam institucione të pavarura në Ukrainë!

Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht luftën tjetër që Ukraina po zhvillon veç asaj me Rusinë. Bëhet fjalë për përpjekjet e lidershipit atje kundër korrupsionit galopant, që e ka munduar vendin prej kohësh. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan u takua me një delegacion të përbërë nga drejtuesit e institucioneve anti-korrupsion të Ukrainës, përfshirë drejtorin e Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit, Semen Kryvonos, Prokurorin e Posaçëm Kundër Korrupsionit, Oleksandr Klymenko, si dhe Kryetaren e Gjykatës së Lartë Kundër Korrupsionit, Vira Mykhailenko.

Zyrtarët diskutuan për progresin që ka bërë Ukraina në luftën kundër përfitimeve të paligjshme dhe për ruajtjen e autonomisë së institucioneve jetike qeveritare. Sullivan theksoi rëndësinë e institucioneve të pavarura dhe të paanshme të zbatimit të ligjit dhe të gjyqësorit për shoqëritë demokratike. Ai gjithashtu përsëriti mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit për reformat anti-korrupsion në Ukrainë, si dhe për “mbrojtjen e guximshme nga Ukraina të demokracisë së saj, përballë agresionit të Rusisë”.

Këtë muaj, kreu i shtetit ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të marrë pjesë në takimin e përvitshëm këtë muaj në Nju Jork të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën, e pohuar kjo nga Ferit Hoxha, ambasadori në OKB i Shqipërisë, që mban presidencën e Këshillit të Sigurimit për këtë muaj. Udhëheqësit botërorë do të fillojnë të mblidhen në Nju Jork më 18 shtator, ndërsa takimi i Këshillit të Sigurimit për Ukrainën do të mbahet dy ditë më vonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65688 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE