Shënohet viktima e parë nga tajfuni ‘Saola’ në Kinë!
vovalbania
September 02, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Tajfuni “Saola” ka shkaktuar rrëshqitje dheu në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në provincën e Guangdong, e cila ndodhet në jug të Kinës, ndërsa erërat e forta goditën qytetin Shenzhen, Hong Kong dhe gjithashtu Makaon. Për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa i gjithë vendi po përballet dhe me përmbytje në zona të tjera.
Qendra financiare aziatike e Hong Kongut dhe provinca e populluar kineze e Guangdong anuluan qindra fluturime dhe mbyllën biznese, shkolla dhe tregje financiare. Erërat e forta frynë me shpejtësi më shumë se 200 kilometra në orë, ndërsa Super Tajfuni Saola u regjistrua si më i fuqishmi nga ngjarjet ekstreme të motit që goditi provincën kineze që nga viti 1949.