Vijojnë bombardimet në Ukrainë! Të paktën dy civilë të vrarë, plagosen 12 të tjerë!
vovalbania
September 02, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Raketat dhe artileria kanë vijuar në Ukrainë, duke i marrë jetën dy civilëve dhe plagosur 12 të tjerë.
Zonat më të prekura ku u shënuan viktima dhe të plagosur:
Sumy: Një hetues policie 32-vjeçar u vra dhe dy persona të tjerë u plagosën kur predha ruse goditën qytetin Seredyna-Buda
Kherson: Një person u vra dhe dy u plagosën në jug të rajonit nga granatimet, sipas guvernatorit Oleh Prokudin.
Donetsk: Katër persona u plagosën në qytetin e pushtuar nga artileria ukrainase, tha kryebashkiaku i instaluar nga Moska, Aleksei Kulemzin.
Dnipropetrovsk: Katër persona u plagosën gjatë bombardimeve të artilerisë dhe sulmeve me dronë në rrethin e Nikopolit, tha guvernatori Serhii Lysak.