Dëgjojeni Dua Lipa-n vajza se ka gjëra interesante për t’ju thënë, lidhet me pasionin në krevat…
Në podcast-in e saj ‘At Your Service’, ylli i muzikës pop Dua Lipa së fundmi zbuloi disa detaje rreth jetës së saj intime, duke shpjeguar se çfarë konsideron të rëndësishme në dhomën e gjumit. Ylli 28-vjeçar i popit tha se:
Unë mendoj se është e rëndësishme të normalizojmë bisedën rreth seksit dhe ta bëjmë atë një temë për të cilën mund të flasim më lirshëm, në mënyrë që të heqim dorë nga faji dhe turpi që e rrethon atë. Është gjithmonë shumë argëtuese të gjesh mënyra për të vazhduar të jesh kurioze për partnerin tënd. Kam shumë miq në aplikacionet e takimeve dhe ndonjëherë funksionon. Ka diçka nga e panjohura që është emocionuese, ecja me rrjedhën. Ju dëshironi të dini se jeni duke shkuar në drejtimin e duhur dhe pastaj mund t’ia lini pjesën tjetër jetës duke marrë rrugën e saj. Kërkon forcë dhe pjekuri. Më parë, njerëzit merrnin shumë gjëra të ndryshme nga njerëz të ndryshëm brenda komunitetit të tyre. Tani njerëzit e bazojnë gjithë lumturinë e tyre në një person. Ne duam të gjejmë atë që plotëson gjithçka nevojat tona romantike, nevojat tona seksuale, nevojën tonë për një mik më të mirë.
Disa javë më parë Dua zyrtarizoi romancën me partnerin e saj, regjisorin Romain Gavras. Gavras ka qenë më parë në një romancë me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora. Rikujtojmë, se bukuroshja me origjinë shqiptare edhe njëherë tjetër e ka ngritur lart emrin e Shqipërisë, kësaj radhe në një nga revistat më prestigjioze të botës së modës, Vogue. Dua ka treguar për revistën e njohur Vogue, destinacionet e saj të preferuara të pushimeve nga ishujt e Greqisë deri te plazhet e Xhamajkës, ku padyshim të parin ka renditur Shqipërinë.