Forcohet dollari ndaj lekut, euro humbet terren!

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Forcohet dollari ndaj lekut, euro humbet terren!

Në tregun e këmbimit valutor vendas, sot dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën ndërsa euroja humbi terren. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.39 lekë dhe këmbehet me 100.28 lekë, ndërsa euro zbriti me 0.13 lekë dhe këmbehet me 108.29 lekë.

Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u nënçmua me 0.07 lekë, duke zbritur në kuotën 126.61 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 113.40 lekë ose 0.16 lekë më shumë se ditën e premte.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kursi i këmbimit valutor paraqitet i qëndrueshëm dhe reflekton kërkesë-ofertën e tregut, ndikuar nga faktorët sezonal që aktualisht shoqërojnë sezonin veror me prurje më të lartë të valutës në vendin tonë.

Monedha kryesore për njësi të monedhës së huaj

Dollar Amerikan
USD
100.28
+0.39

Euro
EUR
108.29
-0.13

Paundi Britanik
GBP
126.61
-0.07

Franga Zvicerane
CHF
113.40
+0.16

Jeni Japonez (100)
JPY
68.50
-0.19

Dollari Australian
AUD
64.82
+0.15

Dollari Kanadez
CAD
73.75
-0.24

Korona Suedeze
SEK
9.12
+0.01

Korona Norvegjeze
NOK
9.42
+0.01

Korona Daneze
DKK
14.53
-0.02

SDR
SDR
133.37
+0.52

Ari(OZ 1)
XAU
194593.34
+467.11

Argjend(OZ 1)
XAG
2417.73
-41.24

Juani Kinez (onshore)
CNY
13.79
+0.03

Juani Kinez (offshore)
CNH
13.79
+0.04

Lira Turke
TRY
3.75
+0.01

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE