Fytyra e Donald Trump në Stonehenge?! Pamjet që i kanë zhytur të gjithë në mendime…
Fytyra e Donald Trump duket se ‘është shfaqur’ në një nga pllakat e lashta të gurit Stonehenge. Shumë besojnë se kanë parë fytyrën e ish-presidentit amerikan në monumentin 4500-vjeçar.
Mendohet se të lashtët që ndërtuan Stonehenge rreth vitit 2500, besonin se gurët kishin veti magjike. Por tani mund të ketë marrë një kuptim të ri, me pamjen drithëruese të fytyrës së politikanit në mes të saj.
Vizat e fytyrës së Trump-it shfaqen në një nga gurët vertikal 13 metra të lartë dhe 25 tonelatë. Duke parë nga afër gurin, shumë besojnë se mund të dallojnë ballin dhe gojën e hapur të ish-presidentit, ndërsa duket se mban një fjalim. Vendi i trashëgimisë botërore të UNESCO-s në Wiltshire, është një nga monumentet më të famshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke tërhequr pothuajse 850,000 vizitorë çdo vit.