Notoi 131 km në Gjirin Korintik, belgu hyn në Librin e Rekordeve Guinness!
vovalbania
September 04, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një belg u zhyt në detin Korinth dhe theu rekordin botëror të notit në det të hapur duke përshkuar 131 kilometra. Lajmi për arritjen e Mathieu Bon është ndër temat kryesore në mediat belge. Siç theksojnë ata, Mathieu Bon theu rekordin botëror për notin në det pa ndërprerje. Në veçanti, në 60 orë e 55 minuta ai notoi 131 kilometra në Gjirin Korintik.
“Qëllimi im i parë është të thyej rekordin aktual botëror prej 125.7 km, por nëse ndihem sërish mirë pas kësaj distance, kam ndërmend të notoj sa më shumë që të mundem”,-tha 29-vjeçari para se të nisej. Rikujtojmë që rekordin e mëparshëm e mbante Neil Agius nga Malta i cili kishte kaluar 125.7 km.