Përmirësohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos, del nga intubimi

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përmirësohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos, del nga intubimi

Pas disa ditësh i shtruar në një spital privat në Tiranës, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë me mushkëritë, mësohet se ish-kryeministri dhe ish-lideri socialist, Fatos Nano, ka shfaqur shenja përmirësimi të shëndetit.

Ish-kryeministri aktualisht nuk është më në intubim, por vazhdon të jetë nën kujdesin intensive, ndërsa sipas mjekëve, që po merrem me kurimin e tij, gjendja e tij është e stabilizuar, pasi frymëmarrja e tij nuk realizohet nëpërmjet një pajisje ndihmëse.

Megjithatë, mjekët shprehen të kujdesshëm se rehabilitimi i ish-kryeministrit ka një rrugë të gjatë.

Kujtojmë se, prej disa ditësh Nano u shtrua në spital, pasi prej kohësh vuan nga një sëmundje pulmonare, një sëmundje që vështirëson frymëmarrjen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE