Tragjedi në Brazil, kamionët marrin para makinat në trafik; 7 të vdekur dhe 11 të plagosur

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjedi në Brazil, kamionët marrin para makinat në trafik; 7 të vdekur dhe 11 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në qytetin Parana të Brazilit, ku si pasojë e përplasjes së disa automjeteve, kanë humbur jetën deri më tani shtatë persona dhe janë plagosur 11 të tjerë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë të paktën 20 automjete dhe njëra prej tyre është djegur plotësisht.

Sipas mediave të huaja, shkak është bërë një mjegull që ka “pushtuar” zonën, duke bërë që shumë shoferë kamionësh të mos kenë pasur fushëpamje e për pasojë janë përplasur vrullshëm me mjetet e tjera në trafik.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ambulancat, të cilat kanë transportuar të plagosurit në spitalin rajonal, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në morg, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme.

Sipas autoriteteve shkak është bërë mjegulla si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë Brazilin, ditët e fundit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE