Gjermania nuk ekstradon trafikantin shqiptar në Angli ‘prej kushteve të këqija në burgje’

vovalbania September 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjermania nuk ekstradon trafikantin shqiptar në Angli ‘prej kushteve të këqija në burgje’

Një gjykatë gjermane ka pranuar sot kërkesën e një avokati që tha se klienti i tij nuk duhet të ekstradohet në Angli pasi “kushtet e burgjeve atje janë aq të këqija që shkelin të drejtat e njeriut”.

Vendimi i padëgjuar më parë u mor nga gjykata e Karlsruhe në jugperëndim të vendit, duke u përshkruar si një kritikë e ashpër dhe turpërim për Britaninë, shkruan e përditshmja londineze Daily Mail.

Shqiptari që jetonte në Britani akuzohet për trafikimin e rreth 5 kg kokainë dhe pastrimin e mëpasshëm të më shumë se 330,000 paundëve.

Gjykata e Westminster kishte dhënë një njoftim alarmi te Interpol duke kërkuar kthimin e tij pas largimit në Gjermani. I ndaluari nuk eshte emeruar publikisht nga autoritetet.

Por çuditërisht gjykata gjermane tha se nuk kishte siguri që i dyshuari do të mbahej në kushte të përshtatshme, prandaj refuzoi kërkesën e ekstradimit dhe e la të lirë trafikantin shqiptar të drogave, sipas Daily Mail.

Avokati i tij skocez Jan-Carl Janssen, thotë se ka kryer një studim të burgjeve britanike dhe citoi raste të mbipopullimit, mungesës së stafit dhe dhunës mes të burgosurve.

Janssen argumentonte se burgu HMP Wandsworth pranë Londrës, ku trafikanti shqiptar pritej të vendosej, ishte tashmë në kapacitet prej 160 perqind, me të burgosur.

Në një deklaratë të gjykatës thuhej: “Gjykata vendosi se ekstradimi i shqiptarit është aktualisht i papranueshëm, pa garancitë britanike se do të ketë korrigjime në kushtet e burgosjes së tij”.

Zhvillimi sipas ekspertëve ndikohet nga fakti që Britania nuk është më pjesë e BE pandaj urdhrat e arrestit nuk aplikohen pa garancitë përkatëse.

Një zëdhënës i drejtësisë britanike tha: “Qeveria po bën gjithçka për të siguruar burgje të sigurta për rehabilitimin e shkelësve dhe mbrojtjen e publikut”, sipas Daily Mail.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65234 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE