“Mos më flisni me gojë nëse..”, Arbana Osmani bën premtimin publik

vovalbania September 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mos më flisni me gojë nëse..”, Arbana Osmani bën premtimin publik

Vera për Arbana Osmanin ishte e tejmbushur me momente të bukura. Duke mos përmendur dasmën e shumëpërfolur, ajo ka udhëtuar shumë e ka parë vende të bukura.

Moderatorja ditët e fundit po kalon disa ditë pushimesh në Itali, së bashku me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj, ku po shijojnë gjithashtu ushqimet e shijshme të kuzhinës italiane.

Ndërkohë që herë pas herë publikon ushqimet e veçanta që konsumon, kryesisht në Itali, ditën e sotme, Osmani ka vendosur të bëjë një premtim publik për të cilin bën mirë që ta mbajë.

Arbana, e cila momentalisht gjendet në Firenze, ka publikuar një fotografi, teksa shfaqet një pjatë e madhe e mbushur me proshutë, që duket e parezistueshme.

“Mos më flisni me gojë nëse nuk e rifilloj palestrën nesër“, shkruan Arbana.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65242 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE