Fshihnin të ardhurat nga shitja e druve për zjarr, ndiqen penalisht dy administratorë në Librazhd!

vovalbania September 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fshihnin të ardhurat nga shitja e druve për zjarr, ndiqen penalisht dy administratorë në Librazhd!

Në Librazhd procedohen penalisht administratorët e dy subjekteve që fshihnin të ardhurat që gjeneronin nga shitja e druve për zjarr e që kishin punëtorë të paregjistruar. Aktivitetin në fshatin Hotolisht e zhvillonin në mënyrë të paligjshme. Shtetasit e moshave 38 e 63-vjeç nga Librazhdi akuzohen për fshehje të të ardhurave e punësim të paligjshëm dhe u vendos procedimi në gjendje të lirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Këta shtetas nuk deklaronin në organet kompetente, të ardhurat që gjeneronin nga dy subjektet ekonomike që administronin, si dhe se nuk kishin regjistruar dy punonjësit e tyre”.

Njoftimi zyrtar i policisë së qarkut Elbasan:

Si rezultat i kontrolleve në subjekte të ndryshme ekonomike, në qarkun Elbasan me qëllim parandalimin dhe goditjen e informalitetit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kanë konstatuar se dy subjekte për shitjen e druve për zjarr, në fshatin Hotolisht, Librazhd e zhvillonin aktivitetin e tyre ekonomik, në paligjshmëri.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm” për administratorët e këtyre dy subjekteve, shtetasit K.S., 63 vjeç dhe A.Z., 38 vjeç, të dy banues në Librazhd. Nga verifikimet është konstatuar se këta shtetas nuk deklaronin në organet kompetente, të ardhurat që gjeneronin nga dy subjektet ekonomike që administronin, si dhe se nuk kishin regjistruar dy punonjësit e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE