Trendi i ‘çmendur’ i ngrënies së patatinave super pikante i merr jetën 14-vjeçarit!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Trendi i ‘çmendur’ i ngrënies së patatinave super pikante i merr jetën 14-vjeçarit!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/09//trendi-i-cmendur-i-ngrenies-se-patatinave-super-pikante-i-merr-jeten-14-vjecarit.png)
Një adoleshent nga Massachusetts ndërroi jetë pasi mori pjesë në një trend viral të mediave sociale të njohur si “One Chip Challenge”. Nëna e 14-vjeçarit Harris Wolobah, tha se beson që ai vdiq si rezultat i sfidës pasi hëngri një patatinë jashtëzakonisht pikante Paqui në shkollë dhe më pas u sëmur. Pasi hëngri patatinën, 14-vjeçari i cili ishte në vitin e dytë të shkollës së mesme Doherty Memorial në Worcester u ndje keq dhe u mor nga familja e tij nga shkolla.
Më vonë ai u gjet i vdekur nga vëllai i tij, pak para provave të basketbollit dhe u dërgua në një spital lokal ku u shpall i vdekur. Ndërkohë priten rezultatet e autopsisë, pasi shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ende. Pas vdekjes së tij, Shkollat Publike Worcester po ofrojnë këshillim dhe mbështetje emocionale për studentët dhe anëtarët e stafit. Sfida Paqui, e cila promovohet në faqen e internetit të kompanisë, teston aftësinë e një individi për të ngrënë patatina. Faqja e internetit e prodhuesit të patatinave paralajmëron gjithashtu për efektet e padëshiruara mjekësore pas ngrënies dhe këmbëngul se duhet të hahet vetëm nga të rriturit.