Zbulohen disa detaje sekrete rreth unazës së martesës të Rita Ora-s!

vovalbania September 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohen disa detaje sekrete rreth unazës së martesës të Rita Ora-s!

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi u martuan gjatë një ceremonie private në Los Angeles një vit më parë. Dyshja e njohur angazhoi argjendarët Zena dhe Tarick K’Dor për të dizajnuar dhe krijuar unazën mahnitëse me diamant të këngëtares. Në ceremoninë e tyre private Taika vendosi një unazë diamanti vezullues nga “House of K’Dor” në gishtin e nuses së tij të re.

Unaza e Rita-s është bërë me diamante brilante të rrumbullakëta, të vendosura në ar të bardhë 18 karat. Së fundmi “House of K’Dor” publikoi disa foto të Ora-s duke treguar unazën mahnitëse. “Rita Ora zgjedh K’DOR. Ne jemi të emocionuar që kemi projektuar dhe krijuar një unazë të përjetësisë me porosi të diamanteve natyrale të shkëlqyera të rrumbullakëta, të vendosura në ar të bardhë 18k për Rita-n e bukur. K’DOR i uron çiftit të mrekullueshëm një jetë dashuri dhe lumturi”, thuhej në mbishkrimin e postimit.

Rikujtojmë, se performanca e Rita Ora-s në Hungari me flamurin serb në krah vazhdon dhe komentohet dhe kritikohet nga ndjekësit. Këtë herë, edhe media serbe ka bërë shkrime të shumta mbi qëndrimin që kanë lidhur me këtë ngjarje.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65829 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE