Atentati me një të vrarë në Vlorë, jepen detaje!

vovalbania September 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Atentati me një të vrarë në Vlorë, jepen detaje!

Atentati me një viktimë në Vlorë, policia mori në pyetje 30 persona që janë familjarë e të afërm të Laert Kekës, i ekzekutuar mbrëmë në qytetin bregdetar jugor. Ata u pyetën lidhur me konfliktet që ka patur 41-vjeçari apo për ngjarje të mëparshme.

Ndërkaq kanë deklaruar se veç ngjarjes së vitit 2000, nuk kanë dijeni për konflikte apo të tjera ngjarje me të cilat i vrari të ketë patur lidhje.  10 persona që u shoqëruan në komisariat, kryesisht ishin dëshmitarë okularë, të cilët treguan ngjarjen e plotë.

Sipas tyre, makina “Audi A6” me targa italiane, me xhama të zinj kishte në brendësi dy persona, shoferin dhe qitësin. Fillimisht në drejtim të viktimës është qëlluar kur ai ka qenë në lëvizje me motor dhe më pas la motorin duke ecur për 100 metra në këmbë. Nga makina nuk u ndal breshëria e kallashnikovit edhe pse ai po largohej. Në fund, qitësi doli jashtë Audit dhe u sigurua që e ekzekutoi.

Mbi 30 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, kryesisht të armës së zjarrit kallashnikov. 6 prej plumbave e kanë kapur 41-vjeçarin në trup, këmbë dhe kokë. Laert Keka ndërroi jetë në momentin kur qitësi doli nga makina. Ngjarja ndodhi në një zonë të frekuentuar, në orarin e mbrëmjes ku ka biznese dhe kamera sigurie.

Më pas, Audi u largua me shpejtësi duke dalë në lagje, në hyrje të qytetit, në rrugën e Lumit të Vlorës. Autorët e dogjën në aksin Kotë-Sevaster dhe u larguan me një tjetër mjet duke përfituar nga zona e shkretë dhe errësira. 15-20 minuta maksimumi ka zgjatur e gjithë ngjarja në fjalë. Policia ngriti postbllok, por  ende nuk ka autor të dyshuar dhe një pistë nga policia për shkakun e vrasjes.

Viktima ishte i dënuar më parë. Në vitin 2000 mori peng një kambist dhe për t’i grabitur shumën e parave, në bashkëpunim me një tjetër shtetas e vrau. Disa vite ka qëndruar i identifikuar si autor i krimit në arrati dhe më pas në vitin 2005, për të u dha vendimi i formës së prerë për ta dënuar, si dhe bëri shumë vite burg.

Pas daljes nga burgu, kryesisht Keka punonte me mjete lundruese ku në sezonin e verës bënte transport turistësh drejt Sazanit apo Karaburunit. Ai ishte i martuar dhe me dy fëmijë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE