Biden i trishtuar për humbjet nga tërmeti në Marok: SHBA, e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Biden i trishtuar për humbjet nga tërmeti në Marok: SHBA, e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/09//biden-i-trishtuar-per-humbjet-nga-termeti-ne-marok-shba-e-gatshme-te-ofroje-te-gjithe-ndihmen-e-nevojshme.jpg)
Presidenti amerikan Joe Biden çeli konferencën për shtyp në Hanoi, Vietnam, të dielën duke kryer homazhe për viktimat e tërmetit në Marok që iu mori jetën më shumë se 2000 personave.
“Dua të shpreh pikëllimin tim për humbjen e jetëve dhe shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti në Marok. Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit në Marok”– tha Biden.
Presidenti tha se administrata e tij – përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, i cili ishte në dhomën ku Biden po fliste – po punon me zyrtarët marokenë për të “siguruar që qytetarët amerikanë në Marok të jenë të sigurt”.
Shtetet e Bashkuara janë “të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme për Marokun”, shtoi Biden.
Biden është në Vietnam për një vizitë diplomatike pas pjesëmarrjes së tij në Samitin e G20-ës.