Java mbyllet me motin ideal për plazh!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe kjo falë aktivitetit të masave ajrore të thata, me origjinë veriperëndimore.
Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, me mbizotërim të orëve me diell dhe temperaturat do të shënojnë rritje në vlerat e termometrit gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi 1-7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, hera-herës era fiton një shpejtësi deri në 11 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
17/34
Diell
Kukës
15/30
Diell
Lezhë
22/34
Diell
Dibër
14/29
Diell
Durrës
21/38
Diell
Tiranë
22/37
Diell
Elbasan
20/36
Diell
Berat
16/37
Diell
Vlorë
20/35
Diell
Korçë
15/28
Diell
Gjirokastër
14/35
Diell
Sarandë
20/34
Diell