Vendimi i fundit i Aurela Gaçes nuk do t’u pëlqejë aspak fansave
Aurela Gace padyshim është një nga zërat më të mirë shqiptarë dhe siurisht një nga artistet e preferuara të publikut, që duan ta dëgjojnë dhe ta shohin të performojë “live” sa më shumë.
Sezoni i verës për të ka qenë mjaft i zënë, si gjithmonë, me koncerte e evente kudo dhe ndoshta për këtë arsye momentalisht, Aurela ka vendosur që të marrë një pushim.
E kemi fjalën për sezonin dimëror, për ata që nis tani afër dhe vazhdon për gjithë muajt në vazhdin e që zakonisht Aurelën e gjente duke kënduar cdo fundjavë në kryeqytet, zakonisht në lokalin e saj.
Gjithsesi këtë sezon ajo ka vendosur që të mos jetë, ndryshe nga sa ka bërë 10-11 vitet e fundit, teksa nuk e thotë arsyet pse, por përvec pushimit personal, është edhe ajo e kalimit shumë kohë me familjen ose edhe thjesht arsye biznesi.
“Për të gjithë ju që jeni mësuar të më shihni me performanca “live” prej pothuajse 10-11 vitesh në Tiranë, për të gjithë ju që më pyesni se kur do fillojë sezoni i ri, ju bëj me dije se këtë sezon dimëror nuk do jem pranë jush. Sigurisht do të jem me data të caktuara por jo çdo fundjavë, ashtu si vitet e mëparëshme“.– shkruan Aurela në postimin e saj.