Chris Evans i jep fund beqarisë në një ceromoni të fshehtë!
Chris Evans i ka dhënë fund beqarisë dhe tani është zyrtarisht i martuar. Ylli i “Captain America: The First Avenger” u martua me Alba Baptista gjatë fundjavës. Çifti u kurorëzua të shtunën në një ceremoni private që u zhvillua në Massachusetts në shtëpinë e tyre në zonën e Bostonit.
Një person i brendshëm tha se dasma ishte mjaft private, pasi të ftuarit nënshkruan një marrëveshje dhe telefonat iu morën. Thuhet se Evans, 42 vjeç dhe Baptista, 26 vjeç, kishin një listë të të ftuarve të mbushur me yje që përfshinte disa nga bashkë-yjet e aktorit në Marvel, si Robert Downey Jr., Chris Hemsworth dhe Jeremy Renner.
Aktori i “Avengers” dhe aktorja braziliane ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në nëntor 2022, kur një burim i tha mediave se dyshja ishin në lidhje për “më shumë se një vit”.
Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur. Familja dhe miqtë e tij të gjithë e adhurojnë atë.
Ndërsa dihet pak për marrëdhënien e çiftit, në shkurt, aktori i “Captain America: Civil War” bëri lidhjen zyrtare në Instagram pasi postoi një seri fotosh për nder të Ditës së Shën Valentinit. Baptista njihet për rolin e saj në “Mrs. Harris Goes to Paris” dhe ka fituar çmime për punën e saj, përfshirë çmimin “European Shooting Star Award” në Festivalin e Filmit në Berlin dhe një çmim për ‘Aktoren më të Mirë’ në Festivalin Iberico de Cine për rolin e saj në filmin e shkurtër “Miami”.