Genc Fuga kalon vështirësitë shëndetësore, shoqëron vajzat në ditën e parë të shkollës (FOTO)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Genc Fuga kalon vështirësitë shëndetësore, shoqëron vajzat në ditën e parë të shkollës (FOTO)](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/09//genc-fuga-kalon-veshtiresite-shendetesore-shoqeron-vajzat-ne-diten-e-pare-te-shkolles-foto.jpg)
Aktori i njohur Genc Fuga e ka kaluar momentin e vështirë shëndetësor të pak kohëve më parë, ndërsa është parë shumë i lumtur sot duke shoqëruar vajzat e tij në ditën e parë të shkollës.
Kujtojmë që Fuga iu nënshtrua një operacioni mjaft delikat para kohë më parë, pasi goditja që pësoi në tru po i rrezikonte jetën.
Ishte bashkëshortja e tij Enirieta Fuga e cila kërkoi ndihmën e shqiptarëve për të kryer operacionin që kushtonte19 mijë euro.
Por mesa duket gjithçka e keqe është lënë pas dhe aktori po vijon i qetë dhe i lumtur jetën pranë familjes së tij.