Integrimi europian në fokus të samitit të Bërdo-Brionit/Shqipëria përfaqësohet nga presidenti Begaj!

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Integrimi europian në fokus të samitit të Bërdo-Brionit/Shqipëria përfaqësohet nga presidenti Begaj!

Në Shkup po mbahet samiti i radhës i Bërdo-Brionit ku sipas presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si organizator, shtetet pjesëmarrëse “do të ripohojnë angazhimin për forcimin e bashkëpunimit rajonal, zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe përparimin drejt integrimit në Bashkimin Europian”.

Në këtë takim po marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani; presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj; presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç; presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar; presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç; anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiç, Denis Beqiroviç e Zhelka Cvijanoviç, si dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Në fokus të takimit të këtij viti të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni në Shkup janë integrimi europian, ndryshimet klimatike dhe emigracioni i të rinjve.

Procesi i Bërdo-Brionit është një nismë sllovene-kroate, e ndërmarrë në vitin 2010 nga Borut Pahor, i cili në atë kohë ishte kryeministër i Sllovenisë.

Qëllim kryesor ka forcimin e besimit reciprok në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin më të shpejtë të këtij rajoni në Bashkimin Europian.

Një ditë më parë, presidenti mStevo Pendarovski organizoi dhe një darkë për homologët e shteteve pjesëmarrëse. Por, Aleksander Vuçiç nuk mori pjesë pasi udhëtoi sot për në Shkup.

Liderët e shteteve të procesit Bërdo-Brioni takohen të paktën një herë në vit. Në samitin e vitit të kaluar që u mbajt në Bërdo të Sllovenisë, pjesë e konkluzioneve të miratuara ishte thirrja drejtuar Bashkimit Europian që t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave, ndërsa Bosnje-Hercegovinës statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në bllokun europian.

Vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024, ndërsa Bosnje-Hercegovina e ka marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit të kaluar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE