Ministrat e rinj, Berisha: Spiropali do zëvendësonte Xhaçkën, por një video ndryshoi planet e Ramës
Sali Berisha thotë se ndryshimet në qeveri janë përpjekje për të larë pak fytyrën duke e nxirë edhe më shumë. Në një prononcim për median jashtë kuvendit pas votimit, Berisha foli për të gjithë ministrat e shkarkuar por dhe për ministrat e rinj.
Berisha tha se Igli Hasani ishte zgjedhja e minutit të fundit pasi ishte parashikuar që të zgjidhej Elisa Spiropali dhe zbuloi pse u ndryshua plani
“Po zëvendësohet Olta Xhaçka me një diplomat i cili bën një gabim fatal të jetës së tij pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Të gjitha përgatitjet i kishte bërë Spiropali por një video që thuhej se doli Spiropali ku bënte mbledhje me Bajret e Pëllumb Gjokën e bandat e tjera të Shkodrës në një hotel afër Shkodrës detyroi Ramën ta anulojë emërimin e saj./shqiptarja
Lajm në përditësim…