Vdes në kopsht 2-vjeçari! Policia jep detajet e para
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Burrel.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se një fëmijë 2 vjeç ka ndërruar jetë në spital.
Vogëlushi është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në kopsht. Stafi me anë të një mjeti privat e ka dërguar në spital, por i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.
Mësohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella. Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.
Informacion paraprak:
Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit.
Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.