Zjarri në Finiq djeg 3 banesa dhe kodrat me ullinj; një helikopter në ndihmë, në Fier arrestohet zjarrvënësi

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Portugalia në luftë me zjarret; digjen mijëra ha pyje

Vijon me intensitet zjarri i madh që ka përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Livinë të Finiqit mesditën e sotme. Kryetari i bashkisë, Romeo Çakuli kërkoi ndihmë për ndërhyrjen e helikopterit pasi zjarri rrezikonte disa banesa.

Rreth orës 15:00 u mundësua dhe ndërhyrja e helikopterit, ndërkohë një çift të moshuarish u është djegur banesa. Deri tani banorët thonë se janë djegur 3 banesa.

“U dogj banesa jonë dhe dy të tjera. U dogjën mbi 3 mijë rrënjë ullinj, ende vijojnë të digjen. Ende vijojnë të digjen” thotë i moshuari.

Fshati Livinë është një ndër fshatrat më të banuar në bashkinë e Finiqit tashmë prej vitesh i braktisur nga banorët. Mësohet se janë gati 250 banesa në këtë fshat.

Ndërkaq në një tjetër ngjarje, Policia e Fierit ka arrestuar një person në fshatin Buzëmadh, nën akuzën e zjarrëvenies së qëllimshme dhe shkatërrim të pronës me zjarr.

Sipas të dhënave paraprake, 68-vjeçari I.K. ndezi një zjarr në tokën e tij për hapjen e kullotave, por flakët i dolën nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe prej 40 hektarësh me bimësi.

Gjithashtu, u dogjën dhe rreth 100 rrënjë ullinj të fqinjëve të 68-vjeçarit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE