Fjolla Morina na prezanton për herë të parë me partnerin e ri!
Muajt e fundit kanë qenë mjaft të vështirë për Fjolla Morinën, e cila pasi bëri një sërë akuzash në rrjetet sociale dhe u duk në gjendje jo të mirë, duke shqetësuar edhe famijarët e miqtë e saj, vendosi të shtrohej në spitialin psikiatrik për të marrë ndihmën e nevojshme nga profesionistët.
Me të dalë nga spitali, pak javë më parë, Fjolla u ribashkua fillimisht me të bijën, ndërsa më pas rrëfeu se është duke u rikuperuar dhe është në gjendje të mirë.
Ndërsa tani këngëtarja ka dhënë një përditësim të rëndësishëm sa i takon jetës së saj personale.
Ajo na ka prezantuar me të për herë të parë me partnerin e saj të ri.
Këngëtarja ka postuar një foto, ku ai shfaqet duke i dhënë një puthje, duke mos ja zbuluar identitetin, por disi portretin, teksa e quan “zemra ime” dhe ky i fundit duket se ka pregatitur një surprizë për artisten.
Kjo është e hera e parë që e shohim partnerin e ri të këngëtares.