Arsyeja e habitshme përse njeriu humbet kujtesën

vovalbania September 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arsyeja e habitshme përse njeriu humbet kujtesën

Sa herë na ka ndodhur të harrojmë ku i kemi lënë syzet, pa e kuptuar se i kemi në sy, apo telefonin pa e kuptuar që e kemi në dorë.

Harresa të tilla periodike janë shumë stresuese në jetën e përditshëm dhe nuk kursejnë asnjë moshë. Humbja e kujtesës besohet rëndom se ndodh si pasojë e plakjes, por kjo nuk është domosdoshmërisht e tillë.

Më poshtë rrenditen arsyet më të habitshme (por që ka shumë kuptim) që ndikon fort tek kujtesa e njeriut.

Si Ndikon Gërrhitja Tek Humbja e Kujtesës

Studimet kanë treguar se gërrhitja luan një rol të fortë tek humbja e kujtesës periodike. Njeriu që gërhet nuk bën gjumë të qetë dhe përballet me apnean e gjumit. Kjo e fundit shkakton ndërprerje të shpeshtë të frymëmarrjes gjatë natës.

Një gjë e tillë pengon fazën REM ose e njohur ndryshe gjumi i thellë që është i dobishëm për funksionet e trurit dhe jo vetëm. Apnea e gjumit ka ndikim të drejtpërdrejtë tek një zonë e trurit që është përgjegjëse për kujtesën e detyrave të thjeshta siç janë: gjetja e rrugës, çelësave e të tjerë.

Gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kujtesën. Kur njeriu bën një gjumë të paqtë e të pandërprerë, truri akumulon kujtimet e ditës dhe i ruan ato në mënyrë efikase.

Kjo është arsyeja përse nxënësit rekomandohet të flenë 10-12 orë përpara një provimi të rëndësishëm sepse do të kenë një kujtesë më të mirë të asaj që kanë studiuar.

Ekspertët thonë se nëse gërrhisni dhe zgjoheni të lodhur e të plogësht nuk duhet ta anashkaloni dhe të përpiqeni të gjeni një zgjidhje.

Çdo i rritur duhet të flejë nga 7 deri në 9 orë gjumë të pandërprerë çdo natë, as më pak e as më shumë.

Gjumi i tepërt, e sidomos ai letargjik nxit shfaqjen e sëmundjeve të trurit siç është demenca.

Burimi: /AgroWeb.org

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE