Nga udhëtimi me tren të blinduar, tek delegacioni i përzgjedhur, ja çfarë fshihet pas udhëtimit misterioz të Kim Jong Un në Rusi

vovalbania September 13, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Nga udhëtimi me tren të blinduar, tek delegacioni i përzgjedhur, ja çfarë fshihet pas udhëtimit misterioz të Kim Jong Un në Rusi

Kim Jong Un ka mbërritur në Rusi. Treni i blinduar i liderit të Koresë së Veriut, i cili u largua nga Pheniani vonë të dielën, hyri në territorin e kontrolluar nga Moska pas dy ditë udhëtimi. Moska konfirmoi ardhjen e të ftuarit. Mediat ruse treguan pamjet e para të kolonës së tij teksa kalonte një urë mbi një lumë, me karrocat e gjelbra të tërhequra nga një lokomotivë ruse. Automjeti kaloi në “fshehtësi totale” përmes stacionit Chasan, i vendosur në territorin rus pranë kufirit, dhe më pas vazhdoi në hekurudhën Trans-Siberian. Kim do të takohej me Vladimir Putinnë rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë, me sa duket në Vladivostok me rastin e Forumit Ekonomik Lindor, megjithëse nuk pati asnjë sqarim zyrtar.Treni udhëtoi në veri përmes Primorsky Krai, në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë. Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se beson se lideri i Koresë së Veriut kaloi në Rusi në orët e para të mëngjesit. Një video e shpërndarë dje nga RT dhe e gjeolokalizuar nga CNN tregoi trenin që supozohet se transportonte Kim pranë kufirit ruso-koreane, pranë lumit Tumen. Ka një aspekt shumë interesant: Kim solli me vete këshilltarët e tij më të mirë ushtarakë. Imazhet e publikuara tregojnë zyrtarë të lartë ushtarakë: mes tyre komandanti i Ushtrisë Popullore Koreane Ri Pyong Chol, numri dy i tij, Pak Jong Chon dhe Jo Chun Ryong, drejtor i departamentit të industrisë së municioneve. Korea e Veriut.

Pazari

Në tryezën mes Kim dhe Putinit do të ketë çështje të paspecifikuara me rëndësi absolute. Qeveria amerikane tha javën e kaluar se takimi mund të zhvillohet si pjesë e përpjekjeve të Rusisë për të gjetur furnizues të rinj të armëve për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës. Kremlini e hodhi poshtë, duke thënë se presidenti rus dhe homologu i tij koreano-verior do të trajtojnë “çështje të ndjeshme” të cilat megjithatë nuk do t’i bëhen të njohura publikut. Shtetet e Bashkuara pretendojnë se bisedimet për armët mes Rusisë dhe Koresë së Veriut kanë përparuar në mënyrë aktive me Rusinë që thuhet se kërkon furnizim me municion dhe predha artilerie.Për Rusinë, kjo mund të përfshijë një fluks municionesh për luftën e saj në Ukrainë. Koreja e Veriut ka një industri gjigante në fushën e mbrojtjes, me aftësi prodhimi në shkallë të gjerë.Koreja e Jugut mund të jetë duke llogaritur se do marrë ndihmë humanitare nga Moska për të lehtësuar mungesën e ushqimeve. Por ka gjithashtu spekulime se vendi mund të jetë duke kërkuar teknologji të avancuara për satelitët dhe për përdorim ushtarak.Koreja e Veriut ka testuar një sërë raketash balistike dhe të lundrimit në vitet e fundit, që mund të fluturojnë me disa herë shpejtësinë e zërit dhe në lartësi të ulët për t’i shpëtuar zbulimit të radarëve. Në prill, Koreja e Veriut testoi atë që e quajti raketën “më të fuqishme” deri më tani, Hwasong-18, me lëndë djegëse të ngurtë, të cilat lëshohen më shpejt se ato me lëndë djegëse të lëngshme.

Prapaskenat

Për shkak se ai ka frikë nga fluturimi, që përfshin edhe frikën se dikush mund të sabotojë aeroplanin, Kim udhëton me tren të blinduar. Janë të rralla raste kur Kim Jong-un udhëton me trenin e tij luksoz, të blinduar dhe ngjyrë të gjelbër. Ai e përdori kur shkoi në Vladivostok, në takimin e parë me Vladimir Putin katër vjet më parë, për të shkuar në Pekin për të parë Xi-n dhe më pas për të shkuar në Hanoi për të takuar Donald Trump. Treni që transporton Kim udhëton me vetëm 60 kilometra në orë, për shkak të situatës katastrofike të hekurudhave të Veriut dhe blindimit të rëndë të automjetit.Dritaret janë të mbuluara me qëllim që të mos zbulohet identiteti i pasagjerëve. Brenda ka tavolina të gjata takimesh, monitorë me ekran të sheshtë në mure, laptopë, kolltuqe lëkure rozë, një suitë personale.Raportohet se treni ka të paktën 90 vagonë, ku niveli i sigurisë brenda tyre është në maksimum. Treni i parë është në fakt “vëzhgues”, që duhet të kontrollojë gjendjen e sigurisë në hekurudhë dhe rreth saj. Pas tij lëviz treni në të cilin gjendet lideri dhe niset gjithmonë me 20 minuta vonesë pas të parit. Ndërsa në trenin e tretë gjenden pjesëtarët e delegacionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE