Pasi u shpall fitues i sezonit të parë, zbulohet modelja që do të jetë krah Luixhinos në “Dancing with the stars 2”

vovalbania September 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi u shpall fitues i sezonit të parë, zbulohet modelja që do të jetë krah Luixhinos në “Dancing with the stars 2”

Sezoni i dytë i spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars” do të nisë së shpejti sezonin e dytë në ekranin e Top Channel.

Në të do të marrin pjesë figura të njohura të showbizit e jo vetëm, teksa ditë pas dite po fillojnë të zbulohen emrat e tyre.

Faqja zyrtare e DWTS ka zbuluar ditën e sotme partneren e kërcimit që do të ketë Luixhino, balerini i cili rrëmbeu kupën e fitores sezonin e kaluar krah Sara Hoxhës.

Mirëpo këtë vit ai do të jetë krah modeles,  moderatores dhe arkitektes Atalanta Kërcyku.

Për Atalantën modelingu ka qenë një dëshirë e fshehur. Bota e modës e tërhiqte shumë, por ajo ishte e përqëndruar në shkollimin si arkitekte.

Vitet ikën tutje, ama ishte këmbëngulja e një menaxheri të huaj që ndryshoi jetën e saj në fushën e modës.

Falë tij ajo u përfshi në botën e modës dhe është shpallur fituese e 5 kurorava si: Miss International Automoto Sporta 2014 (Kroaci), Beauty of Albania 2015 (Kosovë), Miss Ballkan NY 2015 (Maqedoni), Miss Grand Sea World 2015 (Bullgari), Miss Elbasani 2016.

Ndër të tjera ajo ka qenë përfaqësuese e Shqipërisë në kompeticione modelesh si “Next Top Model of the World 2014 (Lebanon) e Supermodel International 2015 (Koreja e Jugut).

Atalanta gjithashtu është bërë pjesë e emisionit “Procesi Sportiv”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE