Zbulohet një tjetër konkurrente e “Dancing with the stars Albania 2”
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Zbulohet një tjetër konkurrente e “Dancing with the stars Albania 2”](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/09//zbulohet-nje-tjeter-konkurrente-e-dancing-with-the-stars-albania-2.jpg)
Një tjetër konkurrente e spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars” është zbuluar pak më parë në faqen zyrtare të programit në Instagram.
Bëhet fjalë për një nga influencer-at e para në Shqipëri dhe sipërmarrësen e suksesshme, Sara Karaj, e cila do të konkurrojë me balerinin e saj Erindin.
Kujtojmë se deri tani janë bërë të ditur vetëm 4 konkurrentë, që janë: deputeti i Lushnjës Saimir Korreshi, moderatorja Enxhi Nasufi, modelja Atalanta Kërcyku dhe së fundmi sipërmarrësja Sara Karaj.
Programi do të startojë së shpejti në ekranin e Top Channel e sërish konkurrentët do të garojnë për t’u shpallur fitues të çmimit të madh, që ende nuk dihet nëse do të jetë €50,000 ashtu si në sezonin e kaluar.