Egli Tako flet për herë të parë për ndarjen nga Olsi! Ja lidhja me djalin me të cilin u fotografua në Tiranë

vovalbania September 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Egli Tako flet për herë të parë për ndarjen nga Olsi! Ja lidhja me djalin me të cilin u fotografua në Tiranë

Egli Tako ka folur për herë të parë në një intervistë televizive për ndarjen nga Olsi Bylyku, pas një romance disa vjeçare e cila dukej sikur po shkonte drejt konsolidimit.

Në studion e emisionit “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Doçin ajo u shpreh se çdo gjë ndodh për një arsye, duke shtuar se ndarja nga Olsi i ka dhënë mundësinë të njohë një anë të vetes që nuk e kishte njohur më parë.

“Ka qenë një periudhë ndryshe. Kam njohur veten time. Jam falenderuese që ndodhi si moment sepse nuk do e kisha njohur asnjëherë këtë anë timen. Çdo gjë ndodh për një arsye. Ka pasur momente të caktuara që ndihet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe shumë e gjatë. Ka momente që ndjen edhe mall bashkë me ndjesitë e tjera. Jam mirënjohëse për çdo fragmemt të bukur dhe sakrificat në lidhjen tonë. Pastaj njerëzit nuk mbahen me zor”, u shpreh Egli.

Ajo foli edhe për djalin me të cilin u kap në një pishinë në kryeqytet disa javë më parë, duke sqaruar se mes tyre për momentin nuk ka asgjë përpos miqësisë.

“Djali është një shok shumë i mirë i imi. Është një nga njerëzit që më ka ndihmuar përpos trajner personale. Më ka futur më thellë në botën e fitnesit. Në aspektin e jetës personale kemi diskutuar. Është një njeri që e kam pasur shumë afër vetes. Tani nuk ka asgjë të re në jetën time”, deklaroi ajo./Vip Magazine

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65243 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE