Horoskopi sot: 17 shtator 2023

vovalbania September 17, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Horoskopi mujor: Gaforrja, Luani dhe Virgjëresha

Dashi-Ndryshimi i linjës së punës në këtë pikë vendimtare ku ndodhesh do të rriste mundësitë e zhvillimit profesional. Dikush që është shumë i shqetësuar për shëndetin tënd mund të vijë të të vizitojë sot. Ata që ndodhen në marrëdhënie të qëndrueshme mund të nisin të mendojnë edhe për martesën.

Demi-Sot mund të duket sikur je i zënë me punë, por mendja juaj do të endet diku tjetër. Jeta familjare ka ulje-ngritjet e saj, ndërsa partneri juaj sot mund të jetë i zemëruar dhe do të shfryhet tek ju.

Binjakët-Ju pret një ditë e komplikuar në dashuri. Sa i takon punës, do të përballeni me lodhje të madhe, ndaj bëni kujdes.

Gaforrja-Ata që janë në një lidhje do e thellojnë edhe mw tepër marrëdhënien me partnerin dhe do kalojnë momente pasionante se bashku. Në planin financiar shmangni transaksionet e tejskajshme dhe bëni një riorganizim të të ardhurave.

Luani-Do jeni sharmantë dhe mjaft sensualw gjatë kësaj dite. Partneri do ndihet me fat që iu ka afër dhe krenar kur të ecë përkrah jush. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të kërkuar diçka me rëndësi. Financat do jenë përgjithësisht shumë të mira.

Virgjëresha-Lajme të mira nga të afërm, që ndoshta do t’ju vijnë për vizitë. Mos u tregoni i nxituar me njerëzit e dashur dhe evitoni kokëfortësinë me ta. Merrini në konsideratë këshillat e miqve dhe familjarëve.

Peshorja-Nuk është koha e përshtatshme që të ndërmerrni iniciativa dhe të hidhni hapa ta pamenduara mirë, pasi mund të futeni në telashe.

Akrepi-Merr ndihmë profesionale për një çështje ligjore në punë. Mos merr para hua për të blerë gjëra që nuk janë të nevojshme. Karizma jote mund të jetë një ndihmë e madhe në çështjet e dashurisë.

Shigjetari-Situata yjore nuk është e favorshme për momentin. Do të keni ankesa dhe do të jeni pesimist, prandaj bëni mirë të qëndroni në shoqëri dhe jo të vetmuar.

Bricjapi-Klima për jetën tuaj në çift do jetë premtuese sot. Do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni dhe do përjetoni emocione pa fund. Shmangni me çdo mënyrë gabimet.

Ujori-Do jeni shumë ëndërrimtarë gjatë kësaj dite dhe për këtë arsye mund të lëndoheni nga realiteti. Jo çdo gjë është si nëpër filma prandaj kujdes. Sektori i financave nuk do jetë problematik megjithatë mundohuni të shpenzoni me kujdes dhe maturi.

Peshqit-Nëse nuk jeni mirë financiarisht, kërkoni ndihmë pasi keni miq të mirë, të gatshëm për t’ju ndihmuar. Nuk është momenti më i mirë për t’u marrë me çështje që lidhen me biznesin, pasi shanset për të qenë të suksesshëm janë vërtetë të pakta./tvklan.al

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE