Pas ndarjes nga Olsi, Egli merr vendimin e papritur për karrierën e saj
Një pjesë nga jeta private që Egli Tako e ndau me publikun gjatë intervistës së djeshme për “Mos i bjer me Top”, ishte edhe për projektet e saj të ardhshme.
Ajo u shpreh se ka marrë ftesa për të marrë pjesë në një film romantik, mirëpo e ka refuzuar, ashtu sikurse ka refuzuar edhe ftesën për “Big Brother VIP 3”.
Egli aktualisht po punon për një projekt në radio, ndërsa kohën e madhe që po i kushton fitness-it, dëshiron t’a kthejë në biznes për të ndihmuar edhe persona të tjerë që kanë probleme me trupin e tyre.
Mirëpo ajo çka tërhoqi më shumë vëmendje është se Egli ka vendosur të heqë dorë nga muzika.
Së bashku me Olsin, ata arritën të mblidhnin miliona klikime me bashkëpunimet e tyre, ndërsa pas ndarjes Egli ka vendosur t’a lërë mënjanë këtë pjesë, përkohësisht apo përgjithmonë kjo ende nuk dihet.
“Me muzikën kam menduar të bëj një shkëputje, nuk e di nëse do të jetë e përhershme apo e përkohshme, momentalisht dua të shkëputem, çdo projekt që bëj do të interpretohej si shfrytëzim i momentit, çdo material muzikor do përdorej apo keqpërdorej, do merrej si dedikim. Nuk më pëlqen kjo gjë“- u shpreh Egli.