Drejt një të ardhmeje tërësisht elektrike, ja kur do të dalë në treg makina e fundit me naftë e Volvo!

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Drejt një të ardhmeje tërësisht elektrike, ja kur do të dalë në treg makina e fundit me naftë e Volvo!

Makina e fundit e Volvo-s me naftë do të dalë në treg vitin e ardhshëm pasi prodhuesi suedez i automjeteve po shkon drejt një të ardhmeje tërësisht elektrike. Prodhuesi suedez i makinave po e kalon me shpejtësi linjën e saj me një gamë të plotë të automjeteve elektrike. “Nuk ka të ardhme afatgjate për makinat me motor me djegie të brendshme”,-shpjegoi Henrik Green, shefi i teknologjisë së Volvo-s në mars të vitit 2021.

Volvo ishte një nga prodhuesit e parë të vjetër të automjeteve që njoftoi angazhimin e saj për t’u bërë një kompani makinash tërësisht elektrike deri në vitin 2030. Nga ai vit, prodhuesi suedez i automjeteve planifikon të shesë vetëm makina plotësisht elektrike, duke hequr gradualisht automjetet ICE, duke përfshirë hibridet.

Shitjet e makinave elektrike në Shtetet e Bashkuara po thyejnë çdo rekord dhe ekspertët thonë, që ky është vetëm fillimi. “Lidhni mirë rripat e sigurimit sepse vetëm tani do nisin makinat elektrike të së ardhmes”,-tha Michael Regan, administrator i EPA. Sipas shoqatës së automjeteve, konsumatorët amerikanë kanë blerë vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti, prill-qershor, gati 300 mijë makina elektrike, 48% më shumë nga e njëjta periudha e një viti më parë e shumë më shumë nga vitet paraardhëse.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE