Shakira publikon sot këngën e re me pseudonimin që i kishin vënë miqtë e Pique!

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shakira publikon sot këngën e re me pseudonimin që i kishin vënë miqtë e Pique!

Pas ndarjes nga Gerard Pique, Shakira është fokusuar me gjithë forcat në karrierën e saj, ndërsa sot (e mërkurë, 20 shtator) do ta prezantojë këngën e re me një titull mjaft interesant. Ditë më parë, këngëtarja kolumbiane ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fragment të materialit të ri muzikor me titull “El Jefe” (“Shefi”).

Videoja e shkurtër në të cilën ajo këndon një pjesë të këngës së re dhe kërcen, tashmë ka mbledhur mbi 2.3 milionë pëlqime. Mijëra fansa shkruan në komente se mezi po e presin këngën e re, e disa vunë re se në kjo këngë mund të jetë një tjetër ‘diss’ për Pique dhe miqtë e tij.

Pas ndarjes së çiftit, miqtë e ish-futbollistit të Barcelonës kishin deklaruar se spanjolli ka qenë ‘viktima’ e saj dhe se këngëtarja ka dominuar në lidhje aq sa ata ia kishin vënë nofkën ‘Shefja’.

Rikujtojmë se, ylli i muzikës, Shakira, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards” në New Jersey dhe i mahniti të gjithë me performancën e saj. Këngëtarja e famshme kolumbiane doli në skenë me energji dhe me disa lëvizje atraktive kërcimi, performancë kjo që  u pëlqye dhe u duartrokit nga publiku.

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE