Inceneratori i Elbasanit, gjykata merr dy javë kohë për vendimin përfundimtar! Avokatët: Lefter Koka në gjendje të rëndë

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Inceneratori i Elbasanit, gjykata merr dy javë kohë për vendimin përfundimtar! Avokatët: Lefter Koka në gjendje të rëndë

Gjykata e Posaçme mbylli shqyrtimin gjyqësor për inceneratorin e Elbasanit pasi dëgjoi këtë të enjte mbrojtjen e deklaruar nga avokati i kompanisë Alb Tek Energy dhe vendosi të marrë dy javë kohë për të shpallur vendimin përfundimtar.

Seanca kur trupa gjykuese do të dalë dhe do ta shpallë vendimin do jetë në 5 tetor ora 13:00.

Gjyqtarët argumentuan se ju nevojitet kohë për shkak të kompleksitetit të çështjes.

Avokatët e Lefter Kokës ndërkohë, dorëzuan në gjykatën antikorrupsion këtë të enjte, disa akt ekspertime ku pretendohet gjendje e rënduar shëndetësore e ish-ministrit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65840 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE