Një automjet policie në versionin Cybertruck të Tesla-s po zhvillohet nga Oracle!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Një automjet policie në versionin Cybertruck të Tesla-s po zhvillohet nga Oracle!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/09//nje-automjet-policie-ne-versionin-cybertruck-te-tesla-s-po-zhvillohet-nga-oracle.jpg)
Gjiganti i teknologjisë kompjuterike Oracle ka bërë të ditur planet për të zhvilluar një automjet policie të bazuar në modelin Cybertruck të Tesla-s. Larry Ellison, bashkëthemeluesi i kompanisë e ka bërë njoftimin gjatë konferencës CloudWork të Oracle në Las Vegas.
Makina jonë e policisë së gjeneratës së ardhshme do të dalë shumë shpejt. Është makina ime e preferuar e policisë; është makina ime e preferuar në fakt dhe po ashtu e Elon Musk. Ndër të tjera, është shumë e sigurt, shumë e shpejtë, ka një trup prej çeliku inox dhe ne nuk do të kemi nevojë t’i shtojmë një ekran ose kamera sepse ne mund të përdorim kamerat e tyre ekzistuese dhe ekranin ekzistues për të vendosur aplikacionin tonë në të.
@Oracle Cloud World event in Vegas showed @Tesla CyberTruck dressed as a police car 🚔 #Cybertruck #tesla #TSLA #OracleCloudWorld pic.twitter.com/CfftmZe082
— Daivat Dholakia (@Daivatd) September 20, 2023
Derisa fliste, ekrani pas tij shfaqte një imazh një makinë policie Tesla Cybertruck. Bashkëthemeluesi i Oracle nuk dha detaje të mëtejshme. Kjo kompani tashmë po ofron zgjidhje cloud për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe zhvillimi i një makine policie do të ishte hapi tjetër në këtë drejtim.