Presidenti Begaj takon Shefin e OKB-së, António Guterres! Në fokus siguria dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor!

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti Begaj takon Shefin e OKB-së, António Guterres! Në fokus siguria dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres.

Në nisje të takimit, Presidenti Begaj përgëzoi Sekretarin e Përgjithshëm për përkushtimin dhe vizionin e treguar në drejtimin e OKB-së.

Kreu i Shtetit nënvizoi kontributin e dhënë nga Shqipëria në dy vitet e fundit, për paqen dhe sigurinë, si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sipas Presidentit Begaj, angazhimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, është konfirmim i rolit të Shqipërisë si faktor stabiliteti jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë.

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm kanë qenë në fokus të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së OKB-së, ndaj në këtë drejtim Presidenti Begaj i shprehu Sekretarit të Përgjithshëm angazhimin maksimal të Shqipërisë në zbatimin e OZHQ-ve dhe Axhendës 2030.

Presidenti Begaj u ndal edhe te zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kreu i Shtetit nënvizoi se Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropain dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që do të mundësonte të dyja vendet si dhe të gjithë rajonin, të vazhdonin me sukses rrugëtimin e tyre integrues në BE.

Në tërësi, Ballkani Perëndimor po kalon një periudhë tejet dinamike, ndaj Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj në forcimin e bashkëpunimit mes shteteve, në funksion të stabilitetit dhe përparimit të tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65706 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE