Upss! U tha se do jetë në jurinë e DWTS, reagon Olta Gixhari
Pritet që së shpejti në “Top Channel” të startojë sezoni i dytë i “Dancing With The Stars”.
E teksa dita ditës lista e konkurrentëve pjesmarrës është duke u zbuluar, kuriozitet tek ndjekësit ka shtuar edhe katërshja e jurisë.
Pak ditë më parë u tha se përveç Ilir Shaqirit, Valbona Selimllarit dhe Lori Balajt, në grupin e gjykuesve do të jetë edhe Olta Gixhari.
Mirëpo si qëndron e vërteta? Për këtë, një reagim ka bërë vetë aktorja.
Ajo ka organizuar së fundmi një pyetësor në Instagram, teksa një ndjekës e pyet: “A eshte i vertete lajmi qe do jesh ne jurine e DWTS … Je shume e embel”.
Ndërsa Olta ka bërë lëmsh rrjetin me përgjigjen e saj, duke thënë: “Mos u merrni me thashetheme“.
A do jetë apo jo Olta pjesë e DWTS, do të na duhet të presim edhe pak për t’a mësuar të vërtetën.