Autori i “Game of Thrones” George RR Marin padit OpenAI për shkeljen e të drejtave autoriale!

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Autori i “Game of Thrones”  George RR Marin padit OpenAI për shkeljen e të drejtave autoriale!

George RR Martin është në mesin e disa autorëve që po padisin kompaninë e ChatGPT-s, OpenAI, mbi pretendimet se e drejta e tyre autoriale është shkelur. Martin është i njohur për serinë e librave fantazi “A Song of Ice and Fire” që po ashtu u bënë edhe seri televizive nga HBO, me emrin “Game of Thrones”.

ChatGPT dhe modele të tjera gjuhësore “mësojnë” duke analizuar një sasi masive të dhënash që shpesh burojnë në internet. Padia pretendon se librat e këtyre autorëve janë përdorur pa lejen e tyre për ta bërë ChatGPT-n më të zgjuar. OpenAI tha se respektonte të drejtat e autorëve dhe besonte se“ata duhet të përfitojnë nga teknologjia e AI-s.

Autorë të tjerë që shtruan ankesë janë John Grisham, Jonathan Franzen, Jodi Picoult dhe George Saunders. Çështja është sjellë në gjykatën federale në Manhattan, New York, nga Shoqata e Autorëve, një grup tregtar në SHBA që punon në emër të autorëve të përmendur. Sipas dosjes, shoqata akuzoi OpenAI për përfshirje në vjedhje sistematike në një shkallë masive.

Kostoja e ndërtimit të një produkti të inteligjencës artificiale si ChatGPT mund të jetë e vështirë të matet. Por një gjë që i nevojitej OpenAI i mbështetur nga Microsoft për teknologjinë e tij ishte shumë ujë. Ai thuhet se ishte nxjerrë nga pellgu ujëmbledhës i lumenjve Raccoon dhe Des Moines në Iowa qendrore për të ftohur një superkompjuter të fuqishëm, pasi ai ndihmoi në mësimin e sistemeve të tij të AI se si të imitonin shkrimet njerëzore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE