“Dori u bë tym”, Olta Gixhari tregon videon për të cilën u nervozua bashkëshorti
vovalbania
September 22, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja Olta Gixhari ka rrëfyer “problemin” që ka me bashkëshortin e saj, Dorin.
Ish-banorja e “Big Brother Vip” zbuloi se ai nuk do të jetë i pranishëm në premierën e “Në kuadër të dashurisë”, pasi nuk dëshiron të jetë personazh publik.
Madje, Olta Gixhari u shpreh se partneri i saj “u bë tym” kur u publikuan video të tyre në një aeroport në Itali.
https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/09/InShot_20230922_145932904.mp4
“Nuk besoj se do të jetë në premierë sepse nuk do që të jetë figurë publike, po përpiqemi shumë për këtë, por vetëm kur e shohim veten çift nëpër aeroporte. Unë qesh por Dori u bë tym”, shkroi ajo.
Partneri i Olta Gixharit ka zgjedhur të qëndrojnë larg vëmendjes së mediave, por kureshtja për të zbuluar identitetin e tij u rrit pasi aktorja u bë pjesë e Big Brother Vip.