Në mesin e panelit gjykues të “Miss USA 2023” është edhe kjo modele shqiptare
Modelja Emina Cunmulaj është nga personazhet më të dashura shqiptare, e cila na ka bërë krenarë ndër vite me sukseset e saj dhe kjo ndodhi edhe së fundmi.
Ylli shqiptar do të jetë në jurinë e “Miss USA 2023”.
Lajmi fantastik u dha nga faqja e kompeticionit, ku flasin në superlativa për Eminan.
“Na ndihmoni të mirëpresim modelen, filantropisten dhe sipërmarrësen Emina Cunmulaj Nazarian në panelin e gjykimit të Miss USA 2023. Emina Cunmulaj-Nazarian, një supermodele e arrirë shqiptaro-amerikane, u bë e njohur në moshën 15-vjeçare duke fituar Elite Model Look Yugoslavia në vitin 2001. Ajo bashkëpunoi me ikona të modës si Jean Paul Gaultier, Karl Lagerfeld dhe Dolce & Gabbana, është shfaqur në kopertinat e Vogue, Marie Claire, etj. Që nga viti 2019, Emina ka qenë një figurë e spikatur në Harvard dhe në Universitetin e Miçiganit, duke dhënë leksione për filantropinë. Ajo themeloi fondacionin ‘Emina’s Hand Foundation’, shërben si COO dhe anëtare e bordit në Fondacionin ‘Fundjavë Ndryshe’, mbështet edukimin përmes fondacionit ‘Nazarian Family Foundation’, mban një vend në bord në ‘Baptist Health Foundation’, duke promovuar me pasion filantropinë dhe mirëqenien e komunitetit.“-thuhet në postim.