Nga Ed Sheeran deri tek aktorët meksikanë, personazhet e famshëm që do të jenë të ftuar në këtë televizion shqiptar
Emisioni ‘Glamour Zone’, nën drejtimin e moderatores Ester Bylyku, është një nga emisionet më të ndjekur në Shqipëri.
Mirëpo, në këtë sezon të pestë ky program do të vijë me surpriza të panumërta e të papritura.
Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale Ester, ka lajmëruar se pjesë e këtij formati tashmë do të bëhen edhe artistë me famë botërore si Ed Sheeran, fituesi i çmimeve prestigjoze Ne-Yo.
Jo vetëm kaq, por madje edhe 2 aktorët meksikan më të preferuar të shqiptarëve Aaron Diaz (i njohur me rolin e Marianos në telenovelën ‘Teresa’) dhe Eduardo Yanez (i njohur për rolin në telenovelën ‘Gaviota’).
Në video, shfaqen katër artistët të cilët urojnë moderatoren Ester Bylyku për sezonin e ri, dhe lajmërojnë se ‘Glamour Zone’ nis më 22 Shtator, ora 22:00 në ekranin e Ora News.