Bëhet viral incidenti i Dua Lipës në skenë (Video)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Bëhet viral incidenti i Dua Lipës në skenë (Video)](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/09//behet-viral-incidenti-i-dua-lipes-ne-skene-video.jpeg)
Dua Lipa ka kënduar në shumë vende të botës gjatë turneut të saj “Future Nostalgia” vitin e kaluar, ku interpretoi thuajse në të gjitha kontinentet.
Një faqe e fansave të artistes ka rikthyer në vëmendje momentin kur Dua gjatë një shfaqjeje ishte gati duke u rrëzuar.
Bëhet fjalë për performancën e këngës “Levitating”, e cila karakterizohet me balona të mëdha me dizajn hëne të cilat i bashkohen në skenë.
Mirëpo në një moment kur ajo tenton ta ndalë balonën duke e gjuajtur me këmbë, taka e saj ngec tek në të dhe këngëtarja has vështirësi për të dalë nga situata.
Ajo për pak sa nuk rrëzohet, por balerinat i erdhën në ndihmë duke larguar tullumbacin nga skena.