Gati për tu rrëzuar në mes të performancës, balerinat i vijnë në ndihmë Dua Lipës!

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gati për tu rrëzuar në mes të performancës, balerinat i vijnë në ndihmë Dua Lipës!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka kënduar në shumë vende të botës, veçanërisht gjatë turneut të saj “Future Nostalgia” vitin e kaluar, ku interpretoi thuajse në të gjitha kontinentet. Duke pasur kaq shumë koncerte sigurisht që ndonjëherë do të ndodhë dhe ndonjë incident i vogël.

Së fundmi, një faqe e fansave të artistes ka rikthyer në vëmendje momentin kur Dua gjatë një shfaqjeje ishte gati duke u rrëzuar. Bëhet fjalë për performancën e këngës “Levitating”, e cila karakterizohet me balona të mëdhenj me dizajn hëne të cilat i bashkohen në skenë.

Mirëpo në një moment kur ajo tenton ta ndalë balonën duke e gjuajtur me këmbë, taka e saj ngec tek ajo dhe këngëtarja has vështirësi për të dalë nga situata. Ajo për pak sa nuk rrëzohet, por balerinat i erdhën në ndihmë duke larguar tullumbacin nga skena.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dua Lipa Chile 🇨🇱 (@duachile)

Videoja në fjalë është shpërndarë me shpejtësi të madhe së fundmi në rrjetin social “Instagram”. Rikujtojmë se, në podcast-in e saj ‘At Your Service’, ylli i muzikës pop Dua Lipa së fundmi zbuloi disa detaje rreth jetës së saj intime, duke shpjeguar se çfarë konsideron të rëndësishme në dhomën e gjumit. 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE