Lushnjë, pranga ish-drejtorit të burgut të Kosovës/I dënuar për abuzim me tendera!

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lushnjë, pranga ish-drejtorit të burgut të Kosovës/I dënuar për abuzim me tendera!

Në kërkim për shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike, arrestohet ish-drejtori i burgut të Kosovës në Lushnjë, Judmir Shurdhi. Ai u prangos në kuadër të operacionit të koduar policor të koduar “Takimi i fundit”.

Dhjetorin e kaluar rezulton i dënuar nga Gjykata e Posaçme, GJKKO me 1 vit e 4 muaj burg.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Takimi i fundit”, për kapjen dhe vënien në pranga të një 43-vjeçari të dënuar me burgim për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, finalizuan operacionin policor të koduar “Takimi i fundit”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Judmir Shurdhi, 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 07.12.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, në periudhën 2020-2021 gjatë së cilës ka qenë drejtor në burgun e Kosovës, Lushnjë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime që përbëjnë shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo andande publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65256 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE