Mit apo e vërtetë, a është e shëndetshme për lëkurën të lani fytyrën në dush?!
Kur bëjnë dush dhe lahen, është krejt e natyrshme që shumë njerëz ta lajnë fytyrën. Megjithatë, ky veprim që duket i zakonshëm, mund të dëmtojë lëkurën e fytyrës tuaj. Larja e fytyrës me ujë të ngrohtë në dush duket mjaft e natyrshme, por ka mendime që thonë se mund të hiqen vajrat natyralë që e mbajnë lëkurën të hidratuar dhe me shkëlqim.
Më herët është menduar se bërja e dusheve të gjata të nxehta gjithashtu e ekspozon lëkurën tuaj ndaj temperaturave të larta, të cilat mund ta irritojnë dhe të nxisin shfaqjen e puçrrave, si dhe këshillohej që të jeni të vetëdijshëm për bakteret që gjenden në banjë. Megjithatë, dy dermatologet Ivy Lee dhe Abigail James deklarojnë se këto janë mite. Ato thonë se është mirë të bëni kujdes kur e lani fytyrën në dush dhe se temperatura e ujit luan rolin kryesor. Lee shprehet:
Rreziku i supozuar është se uji i nxehtë dehidraton lëkurën, nxehtësia nga uji i nxehtë dhe avulli, mund t’i zgjerojë dhe të çajë enët delikate të gjakut në lëkurë, kurse bakteret në banjë mund ta rrisin rrezikun e infeksionit, por nuk ka asnjë provë shkencore për të mbështetur ndonjë nga këto pretendime.
James thotë se larja e fytyrës në dush në fakt mund të jetë e dobishme, por ajo gjithashtu thekson se duhet ta shikoni temperaturën e ujit. Ajo tregon se në fakt bëhet fjalë për preferencat. Sigurisht që është më mirë që një person ta lajë fytyrën në dush sesa të mos e lajë fare. Është vetëm një çështje për të gjetur se cila rutinë e kujdesit të lëkurës funksionon më mirë për ju. Ajo shpjegon:
Avulli mund ta ndihmojë në fakt procesin e pastrimit të fytyrës. Shumë trajtime të fytyrës në mbarë botën përdorin avull gjatë procesit të pastrimit të fytyrës, sepse zbut përmbajtjen e poreve. Kjo do të thotë se pastrimi mund të jetë më efektiv.