Një nga aktorët më të dashur të humorit, pjesë e “Dancing with the stars”
Një nga aktorët më të dashur të humorit si dhe ish banori i “Big Brother VIP”, Elvis Pupa, do të jetë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars”.
Mesa duket aktori ka vendosur të vazhdojë ende të qëndrojë pjesë e ekranit shqiptar, ndaj kjo do të jetë eksperienca e tij e rradhës.
Në videon e postuar në faqen zyrtare, Elvisi premton se do të kërcejë si profesionist krah balerinës së tij, Jora.
Kujtojmë se personazhet e njohur që janë zbuluar deri tani, janë: deputeti Saimir Korreshi, moderatorja Enxhi Nasufi, modelja Atalanta Kërcyku, blogerja Sara Karaj, tenori dhe ish banori i BBV Armaldo Kllogjeri, regjisorja Arnita Beqiraj, modelja Juliana Nura, këngëtarja Fifi, moderatori Eni Shehu, aktvistja Ina Kollcaku, aktori Reoerd Toçe dhe këngëtari Sardi Strugaj.